54 MLN LEKË PËR RRUGËN/ 2 NË GARË, RIVALI I VETËM SKUALIFIKOHET
Një tender me fond limit mbi 54 milionë lekë i Bashkisë Elbasan ngre pikëpyetje mbi nivelin e konkurrencës, pasi nga vetëm dy oferta të paraqitura, njëra është skualifikuar dhe në garë ka mbetur vetëm grupi që është shpallur fitues. Procedura me nr. REF-94825-07-29-2026 ka si objekt ndërtimin e rrugës së re nga Rotonda e Varrezave deri në intersektimin me rrugën “Nos Josifi”, në lagjen “Emin Matraxhiu”. Fondi limit është 54,084,238 lekë pa TVSH. Në tender morën pjesë vetëm dy bashkime operatorësh ekonomikë. Fitues është shpallur bashkimi “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” – “DELIA IMPEX” – “INERTI”, me ofertë 50,363,270 lekë pa TVSH. Kjo shumë përfaqëson rreth 93.1% të fondit limit. Konkurrenti i vetëm, bashkimi “BAJRAMI N.” – “COLOMBO” – “ERAL CONSTRUCTION COMPANY”, është skualifikuar. Sipas...
Burimi:
ntv.al