5 të arrestuar, 6 në kërkim/ Policia zbulon dinamikën e konfliktit mes biznesmenëve në Radhimë
Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas konfliktit të armatosur të regjistruar mesditën e së enjtes në Radhimë të Vlorës. Policia ka sekuestruar një armë zjarri, 16 fishekë luftarakë, ndërsa në disa prej automjeteve të përfshira janë konstatuar dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur në një hotel në Radhimë, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj, ku një grup personash dyshohet se ka shkuar për t’i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Sipas Policisë, Bedinaj është dhunuar dhe kërcënuar me armë, ndërsa autorët i kanë lënë afat 48 orë për t’u larguar nga Shqipëria. Pas marrjes së njoftimit rreth orës 11:30, Policia ngriti pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, në Dhërmi, si...
Burimi:
ntv.al