46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, zbardhet ngjarja e rëndë në kryeqytet, policia: Dyshohet se u vetëvra
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas gazetares Dorjana Bezat, pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është konstatuar se 46-vjeçari është vetëvrarë pasi në kamera duket vetëm një e shtënë. Sakaq, arma me të cilën dyshohet se u vetëvra 46-vjeçari është gjetur brenda makinës, ndërsa pas të shtënës mësohet se mjeti ka qëndruar në vend. Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se: Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë. Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet...
Burimi:
ntv.al