41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti dhe Muzika”, e cila do të hapet më 23 shtator në Bankën e Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se veprat, të realizuara përgjatë periudhës 1947–1999, sjellin një rrëfim të ndërtuar përmes ngjyrave, ritmit dhe simbolikës. Ekspozita synon të sjellë më pranë publikut universin krijues të mjeshtrit shqiptar, përmes një përzgjedhjeje që përfshin jo vetëm pikturat, por edhe fotografi, dokumente dhe objekte personale të artistit. Ekspozita “Deti dhe Muzika” do të qëndrojë e hapur nga 23 shtatori deri më 23 nëntor 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit,...