41 kg kokainë në konteinerin me mish pule të ‘diMAL’, hetimi në “duart” e SPAK! Kush është pronari i drogës?

41 kg kokainë në konteinerin me mish pule të ‘diMAL’, hetimi në “duart” e SPAK! Kush është pronari i drogës?

Mondi Goxha-droga e kapur ne portin e durresit TIRANË- Rreth 41 kilogramë kokainë u gjetën dhe u sekuestruan më 14 shtator në Portin e Durrësit, të fshehura në konteinerin me mish pule të kompanisë 'AMG Food" (diMAL shpk) në pronësi të biznesmenit Mondi Goxha. Pas sekuestrimit të sasisë së drogës, çështja ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila do të hetojë për të zbardhur origjinën e kokainës, personat e përfshirë dhe destinacionin e saj. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezulton të ketë prova që lidhin kompaninë 'diMal' me sasinë e kokainës së sekuestruar. Ndërkohë që hetuesit po verifikojnë porosinë e produktit të mishit të pulës, dokumentacionin shoqërues, faturat dhe destinacionin e ngarkesës, me qëllim identifikimin e personave që...