“4 vite shërbim prove”, SPAK jep pretencën për Benet Beci si ish- administrator i KESH…

“4 vite shërbim prove”, SPAK jep pretencën për Benet Beci si ish- administrator i KESH…

SPAK- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, gjatë periudhës kur drejtonte KESH.Megjithatë, SPAK i ka kërkuar gjykatës që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin, pasi të njihet edhe me argumentet e palës mbrojtëse të kryebashkiakut Beci.Dosja lidhet me një tender me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në periudhën kur Beci drejtonte këtë institucion si administrator. Procedura kishte për objekt “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik”.Post navigation