4 ditë para vendimit për Thaçin, BE: Respektojeni, nuk është përfundimtar

4 ditë para vendimit për Thaçin, BE: Respektojeni, nuk është përfundimtar

Bashkimi Europian ka bërë thirrje për përmbajtje dhe respektim të procedurave gjyqësore në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në një reagim për Gazeta Express, BE-ja u ka kërkuar të gjitha shteteve dhe palëve të përfshira në proces që të respektojnë procedurat e gjykatës dhe vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator. Brukseli ka përsëritur mbështetjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke i cilësuar ato si një institucion gjyqësor të pavarur. BE-ja thekson gjithashtu se vendimi i shkallës së parë nuk përbën përfundimin e procesit gjyqësor, pasi si mbrojtja, ashtu edhe prokuroria kanë të drejtë të ushtrojnë ankim. Sipas Bashkimit Europian, puna...