38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kostove, ndërsa vendi ende nuk ka një program të posaçëm që të lidhë financimin e rinovimit të banesave apo përmirësimin e ngrohjes me familjet në varfëri energjetike. Gjetja vjen nga raporti i vitit 2026 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili analizon zhvillimet gjatë vitit 2025 Raporti e vendos këtë problem përballë uljes së çmimit të energjisë elektrike për familjet, masa kryesore e Shqipërisë gjatë vitit 2025 për përballueshmërinë e energjisë. Nga shkurti, tarifa për konsumatorët familjarë që përdornin deri në 700 kWh në muaj u ul nga 9.5 lekë/kWh në 8.5 lekë/kWh, ose me 1...