37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, motra mes lotësh: Dua drejtësi, në Pogradec na vonuan mbi 3 orë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave. Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, e cila e ka shoqëruar Marjanën gjatë gjithë qëndrimit në maternitet, ka rrëfyer për gazetarin Osman Stafa mes lotësh momentet e vështira që paraprinë humbjen e saj. Sipas saj, gjithçka nisi rreth mesditës, kur 37-vjeçarja e telefonoi duke i thënë se kishte dhimbje të forta në bark. “Në orën 12 më merr në telefon dhe më tha: Eja se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E...
Burimi:
gijotina.com