35-vjeçari shqiptar gjendet i vr*rë, makina zhytet në lum
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, banues në Mirano, në provincën e Venecias. Trupi i tij u gjet në sediljet e pasme të një Fiat Bravo të zi, pa targa, të zhytur në lumin Tergola, në zonën e San Giorgio delle Pertiche, në provincën e Padovës. Hoti ishte futur në një qese të zezë dhe ishte rënduar me goma automjetesh. Sipas autopsisë, 35-vjeçari ishte qëlluar nga afër dhe kishte duart e lidhura. Mjeku ligjor ka konstatuar se ai kishte vdekur para se të hidhej në ujë, pasi në mushkëri nuk u gjetën gjurmë uji. Karabinierët kanë identifikuar pronarin e automjetit përmes numrit të shasisë. Ai është marrë në pyetje, ndërsa hetuesit po analizojnë kamerat e...
Burimi:
kohajone.com