“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa
35.15 miliardë lekë do të jetë fondi i akorduar për infrastrukturën rrugore në vitin 2027. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se dy projekte madhore, autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi Tiranë-Ndroq-Plepa, do të financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, me synimin për të përshpejtuar punimet dhe përfundimin e tyre. “35.15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në vitin 2027. Ky është fondi që buxheti i akordon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e rrugëve. Por, përtej shifrës, çfarë do të thotë kjo konkretisht? Dy projekte madhore, autostrada Tiranë–Durrës dhe aksi Tiranë–Ndroq–Plepa, do të financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, duke krijuar kushtet për përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër”, tha ministri. Një tjetër projekt...
Burimi:
javanews.al