30 vite pritje marrin fund, kryebashkiaku Beci poston pamjet: Nis asfaltimi i rrugës në Domën

30 vite pritje marrin fund, kryebashkiaku Beci poston pamjet: Nis asfaltimi i rrugës në Domën

Ka nisur asfaltimi i rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një ndërhyrje e kërkuar prej dekadash nga banorët e zonës. Punimet janë inspektuar nga afër nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili gjatë vizitës është takuar edhe me banorët e fshatit. “Është një nga pikat më të bukura, është një fshat i harruar, por shumë i bukur. Kemi ardhur me investimin e asfaltit, po lidhim shkollën me xhaminë. Kjo zonë është brenda Paketës së Maleve dhe do të zhvillohet”, deklaroi Beci. Investimi është pjesë e ndërhyrjeve që Bashkia Shkodër po kryen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në njësitë administrative. Banorët e Domënit shprehen se për asfaltimin e këtij segmenti kanë pritur prej rreth 30 vitesh. Sipas tyre, mungesa e një infrastrukture...