30 gushti/ Spahia: Viktimat presin, xhelatët rikthehen ‘të rilindur’

30 gushti/ Spahia: Viktimat presin, xhelatët rikthehen ‘të rilindur’

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, deputeti Bardh Spahia akuzon qeverinë Rama se ka dështuar të përballet me të kaluarën komuniste. Ai thekson se mbi 10 mijë dosje dëmshpërblimi mbeten ende në proces ku edhe akuzon rikthimin e figurave e simboleve të komunizmit në narrativën publike. Viktimat kanë nevojë për drejtësi, dëmshpërblim dhe kujtesë, jo propagandë”, shprehet Spahia në rrjetin e tij social facebook. Reagimi i plotë: 30 Gushti – Viktimat presin, xhelatët rikthehen "të rilindur"! Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, kujtojmë mijëra shqiptarë që u pushkatuan, u burgosën, u internuan dhe u zhdukën nga diktatura komuniste. Por 35 vite pas rënies së regjimit, Shqipëria ende nuk e ka mbyllur llogarinë me të kaluarën. Partia Demokratike në...