29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën me ndërhyrje urgjente në zemër

29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën me ndërhyrje urgjente në zemër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka bërë të ditur se në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT është shpëtuar jeta e një 29-vjeçari, i cili u paraqit në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut. Spahiu ka thënë se 29-vjeçari u shpëtua falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës, përmes 15 goditjeve elektrike dhe urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës. Ajo tha gjithashtu se i riu është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që falënderoi edhe doktorët Donald Mançe, Gentian Mehmeti dhe gjithë stafin mjekësor për këtë arritje. ”Në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut...