28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Azem, ti je gjallë! O sot o kurrë, në sulm!
Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, si “Tribunin legjendar të lirisë”. Berisha akuzon qeverinë socialiste të kohës për përgjegjësi për vrasjen e Hajdarit dhe e cilëson ngjarjen si atentat terrorist shtetëror. Në mesazhin e tij, Berisha u bën thirrje demokratëve të frymëzohen nga figura e Hajdarit dhe të mobilizohen për “rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e opozitës”. “O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”, shkruan Berisha. Reagimi i plotë: Azem, ti je gjallë! Demokrate e demokrat, tribuni ynë sot na thërret: Ne sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen...
Burimi:
syri.net