“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

Një familje indiane pretendon se pagoi mijëra euro për punësimin e një familjari në Shqipëri, por pas mbërritjes ai përfundoi duke punuar në një minierë kromi. Dëshmia e bashkëshortes së tij përfshin pretendime për kushte të vështira pune, pagesa shtesë, borxhe dhe kërcënime. Familja e Rajeshit iu drejtua në vitin 2023 kompanisë indiane të rekrutimit Amster Overseas, me shpresën për të siguruar një mundësi punësimi jashtë Indisë. Rajesh kishte punuar për rreth një dekadë në Dubai, por humbi vendin e punës gjatë pandemisë së COVID-19. Në të njëjtën kohë, familja po përballej me vështirësi financiare për shkak të rritjes së kësteve të kredisë për banesën. Sipas bashkëshortes së tij, Ambily, kompania i kërkoi familjes fillimisht rreth 2.5 lakh rupi, ose afërsisht 2,700 euro, për një...