26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike
26 vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa situata mbetet problematike në disa zona, veçanërisht në Malin e Dajtit dhe në qarkun Dibër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, katër vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim nga strukturat e emergjencave. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar gjithsej 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë gjithashtu katër helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Situata në Malin e Dajtit Zona më problematike raportohet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i flakëve. Për izolimin e vatrave po punojnë 15 zjarrfikës, nëntë forca të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe...
Burimi:
javanews.al