2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë
Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e shpërblimit financiar për 2750 punonjës të Policisë së Shtetit, me argumentin e angazhimit të shtuar të tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave në Tiranë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të hëne, pas paralajmërimit të bërë më herët gjatë ditës nga kryeministri Edi Rama. Sipas dokumentit zyrtar, për shpërblimin e punonjësve të policisë parashikohet një fond total prej 740 milionë e 80 mijë lekësh, i cili do të shtohet në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin e shpenzimeve korrente të programit buxhetor “Policia e Shtetit”. Në vendimin e miratuar përcaktohet se shpërblimi financiar lidhet me angazhimin e shtuar të punonjësve të policisë për garantimin e rendit...
Burimi:
argjiroja.net