25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës
Në 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, kreu i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5, Ken McCallum, ka paralajmëruar se bota mund të përballet së shpejti me një “tronditje strategjike” të re, e cila sipas tij mund të jetë tashmë në proces në një vend që nuk monitorohet nga agjencitë globale të sigurisë. McCallum u shpreh se shërbimet e sigurisë nuk duhet të kënaqen me mësimet e së kaluarës, por të përgatiten për rreziqe të reja që mund të marrin forma krejtësisht të ndryshme. “Ne e dimë që tronditja e ardhshme strategjike, për nga përkufizimi, nuk do të ngjajë me atë të mëparshmen. Dhe ky mund të jetë mësimi më i rëndësishëm nga të gjithë,” shkroi ai në një artikull të botuar në...
Burimi:
javanews.al