25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

Qëllimi i terrorizmit nuk është të shkaktojë vuajtje, por ta provokojë shenjestrën të bëjë diçka që e lëndon edhe më shumë. Përgjatë një çerek shekulli që nga sulmet e 11 shtatorit, SHBA-të kanë bërë pikërisht këtë, duke e lënë botën dhe veten në një pozitë më të keqe. Nga Timothy Snyder, Project Syndicate Në 11 shtator 2001, ndërsa jepja kursin e tretë si Profesor i Historisë së Europës Lindore në Yale, e dija se ku duhej të përqendrohej lënda: tek provokimi. Shërbimi sekret perandorak rus dhe më pas ai sovjetik e kishin përsosur artin e bindjes së kundërshtarit që të bënte atë që ata donin, duke i shtyrë të mendonin se ishte në të mirë të tyre. Kur diçka e tmerrshme ndodh, siç ngjau më...