21 viktima nga shembja e një ndërtese në Gaza, mes tyre tetë fëmijë

21 viktima nga shembja e një ndërtese në Gaza, mes tyre tetë fëmijë

Të paktën 21 persona, mes tyre tetë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një ndërtesë e dëmtuar nga lufta u shemb gjatë natës në Rripin e Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit dhe mjekëve. Ngjarja ndodhi në zonën Tal al-Hawa, në qytetin e Gazës, ku një ndërtesë gjashtëkatëshe ishte dëmtuar rëndë nga një sulm izraelit më shumë se një vit më parë. Sipas dëshmitarëve, ndërtesa kishte mbetur e anuar dhe në gjendje të rrezikshme, por familje të zhvendosura vazhdonin të jetonin aty për shkak të mungesës së strehimit. Ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe ato egjiptiane iu bashkuan operacionit të kërkim-shpëtimit. Për shkak të mungesës së pajisjeve të rënda, punonjësit e Mbrojtjes Civile në Gaza fillimisht u detyruan të kërkonin të mbijetuarit me duar. Autoritetet e shpëtimit...