June 2026

12774 rezultate u gjendën

  1. Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

    Tensionet në protestën përpara Parlamentit, Avokati i Popullit reagon për ndërhyrjen e Policisë

    Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet […]

  2. Zelensky: Rusia po përballet me pasojat e luftës

    Zelensky: Rusia po përballet me pasojat e luftës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po përballet me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, duke iu referuar mungesave të karburantit në disa rajone ruse pas sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike. “Putini mund të thotë sa të dojë se gjithçka është nën kontroll dhe se ka mjaftueshëm karburant. Por rusët që presin në radhë për […]

  3. ‘SHISH nuk gjen të shumëkërkuarit, por ndjek protestuesit’/ Bushkolaj: Protestat, pasojë edhe e dështimit të SPAK-ut

    ‘SHISH nuk gjen të shumëkërkuarit, por ndjek protestuesit’/ Bushkolaj: Protestat, pasojë edhe e dështimit të SPAK-ut

    Gazetari dhe redaktori i Syri TV, Elkier Bushkolaj, deklaroi në emisionin “Task Force” se emri i Taulant Ballës përmendet në një numër të madh dosjesh, ndërsa akuzoi SPAK-un për mosveprim ndaj zyrtarëve të lartë dhe për dështim në hetimin e çështjeve që lidhen me krimin zgjedhor, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Bushkolaj tha se emri […]

  4. Aksidenti tragjik në Tiranë – Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

    Aksidenti tragjik në Tiranë – Durrës/ Shefi i urgjencës: Mes 12 të plagosurve, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë! Shoferi mbërriti i vdekur

    Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë informacion mbi gjendjen e të plagosurve të përfshirë në aksidentin e ndodhur sot pasdite në aksin Tiranë-Durrës, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe u përmbys në kanal. Shefi i urgjencës tha se shoferi 36-vjeçar ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa mes të plagosurve […]

  5. Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

    Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

    Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar mbi aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, i cili shënoi viktima dhe të plagosur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar ngjarjen si një moment ekstremisht të rëndë dhe ka ndarë dhimbjen me të prekurit nga kjo tragjedi. “Tronditës lajmi […]

  6. Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi

    Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi

    Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në aksin Kashar-Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe u plagosën 12 persona. Përmes një postimi, Lamallari i shprehu ngushëllimet familjes Hasimi për humbjen e të afërmit të tyre, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Reagim […]

  7. Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urgjencës: 5 pacientë do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve

    Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urgjencës: 5 pacientë do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve

    Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, ku një minibus humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Nga informacionet e siguruara nga Policia, drejtuesi i minibusit, shtetasi Redion Hasimi, 36 vjeç, banues në Kombinat, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore. Fatkeqësisht, drejtuesi humbi jetën si pasojë […]

  8. “Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda sekondash”, pasagjerja rrëfen momentet e tmerrit në autobus: Njerëzit ishin të gjakosur dhe bërtisnin

    “Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda sekondash”, pasagjerja rrëfen momentet e tmerrit në autobus: Njerëzit ishin të gjakosur dhe bërtisnin

    Një aksident tragjik është regjistruar këtë të martë në autostradën Durrës-Tiranë, ku autobusi i linjës Berat-Tiranë u përmbys. Si pasojë humbi jetën shoferi 36-vjeçar dhe u plagosën 12 pasagjerë. Një turiste amerikane, e cila ishte pasagjere e autobusit ka rrëfyer momentet e panikut që përjetoi, duke dhënë detaje tronditëse për sekondat para dhe pas përmbysjes […]

  9. Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

    Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

    Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar kërkesën e presidentit Donald Trump, për kufizim të fitimit të shtetësisë nga lindja, duke i dhënë goditje një nga prioriteteve kryesore të administratës së tij për luftimin e imigrimit. Për vendimin votuan gjashtë gjykatës dhe tre ishin kundër. Gjykatësit mbajtën në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët […]

  10. Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

    Policia ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Sipas sqarimit të fundit, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, drejtuesi i autobusit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar 12 pasagjerë, nga të cilët […]