February 2026

14670 rezultate u gjendën

  1. “Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot”/ Studentët e Iranit sërish në protestë, brohoritma dhe slogane antiqeveritare

    “Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot”/ Studentët e Iranit sërish në protestë, brohoritma dhe slogane antiqeveritare

    Studentët në disa universitete të Iran kanë rifilluar protestat më shumë se 45 ditë pas shtypjes së përgjakshme të janarit, e cila sipas raportimeve la mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të arrestuar. Tubimet nisën me fillimin e semestrit të ri akademik dhe u zhvilluan pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të sigurisë. Protestat u […]

  2. Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

    Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

    Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me zhvillime të reja lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dhënien e lejes për arrestimin e deputetes dhe ministres Belinda Balluku. Sipas raportimeve, Prokuroria ka paraqitur një përshkallëzim të rëndë të situatës penale ndaj Ballukut. “Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte […]

  3. Akuza të reja për Princin Andrew: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve

    Akuza të reja për Princin Andrew: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve

    Akuza të reja janë ngritur ndaj Princit Andrew në mesin e hetimeve mbi marrëdhënien e tij me financierin pedofil, Jeffrey Epstein. BBC citon një ish nëpunës civil të pohojë se ish princi ka përdorur paratë e taksapaguesve për masazhe dhe shpenzime të tepruara udhëtimi gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së […]

  4. “Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

    “Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

    Tetem Torajt është personi që u përplas fizikisht me deputetin Flamur Noka dhe Xhelal Mziu pas protestës së opozitës në Tiranë.Toraj i kallëzuar në polici dy deputetët e PD dhe ka deklaruar se mbrëmjen e 20 shkurtit 2026, rreth orës 22:00, pasi kishte mbyllur biznesin e tij “Tabaco” në rrugën “Xhorxh W. Bush”, ka dalë […]

  5. Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

    Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

    Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të deputetit, Belinda Ballukut. Një mbledhje që ka nisur me tensione që në nisje, ligjvënësit opozitarë në Këshillin e Mandateve kanë dalë me një qëndrim […]

  6. “Rama, mburoja e Ballukut”, Berisha: Kryeministri është autori i të gjitha aferave, ta rrëzojmë në 28 shkurt

    “Rama, mburoja e Ballukut”, Berisha: Kryeministri është autori i të gjitha aferave, ta rrëzojmë në 28 shkurt

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën socialiste se prej 16 dhjetorit bllokoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke i dhënë asaj mundësinë të prishë provat. Berisha doli në konferencë me gazetarët në të njëjtën orë që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po dëgjonte argumentet e SPAK-ut […]

  7. Pas Korçës, Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

    Pas Korçës, Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

    Kryeministri i  vendit, Edi Rama, pasi vizitoi Korçën, së bashku me investitorët e huaj, ka mbërritur me helikopter në qytetin e Vlorës. Rama mbërriti në qytetin bregdetar me helikopter ushtarak, ndërsa investitorët me një helikopter privat. Helikopterët u ulën në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku e priti eskorta për të nisur më pas vizitën […]

  8. Lirohen protestuesit e opozitës, Noka: Policia u futi të miturve shishe me benzinë në çanta

    Lirohen protestuesit e opozitës, Noka: Policia u futi të miturve shishe me benzinë në çanta

    18 të arrestuarit pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike u liruan nga qelia ku po mbaheshin që prej të premtes. Për nëntë prej tyre Gjykata e Tiranës arsyetoi se arresti i së premtes ishte i ligjshëm, ndërsa për nëntë të tjerët futja e tyre në qeli u konsiderua e paligjshme, ndonëse në përfundim të gjithë […]

  9. Zbardhen qëndrimet e PD dhe PS për Ballukun! Opozita kërkon t’i hiqet imuniteti, mazhoranca: Masat e marra të mjaftueshme

    Zbardhen qëndrimet e PD dhe PS për Ballukun! Opozita kërkon t’i hiqet imuniteti, mazhoranca: Masat e marra të mjaftueshme

    Është zbardhur qëndrimi i pesë anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ku diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pasi kanë dëgjuar parashtrimet nga Prokurorët e Posaçëm, të cilët janë shprehur se kanë fakte dhe prova të reja, ku Balluku ka intimiduar vartësit e saj për të ndryshuar […]

  10. Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës!  Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës!  Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu demokrat duke folur për protestën e opozitës.  Berisha: Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni.  Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë.  Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve.  I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kësaj ngritje në mediat më të mëdha të botës.  Nga Zelanda e Re në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku.  Kjo është e vërteta.  Ka pasur një mirëkuptim të plotë dhe total nga mbarë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt.  Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja.  Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë.  Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë.  Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës.  Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën.  Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar.  Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.

    Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës! Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës! Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu demokrat duke folur për protestën e opozitës. Berisha: Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni. Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kësaj ngritje në mediat më të mëdha të botës. Nga Zelanda e Re në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Kjo është e vërteta. Ka pasur një mirëkuptim të plotë dhe total nga mbarë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë. Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë. Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës. Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën. Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar. Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.

    Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës!Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës!Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për […]