20 milionë dollarë të sekuestruara në Hungari, paratë ishin groposur në pyje e fshehur në magazina, hetimet çojnë te ish-ministri i Orbanit
Autoritetet hungareze kanë zbuluar dhe sekuestruar gati 20 milionë dollarë para të gatshme, një pjesë e të cilave ishin groposur në pyje, ndërsa të tjera ishin fshehur në ndërtesa bujqësore dhe magazina. Zbulimi është bërë gjatë një hetimi për ryshfet ndaj Miklos Sesztak, ish-ministër në qeverinë e Viktor Orbanit. Sipas agjencisë Reuters, hetimi është pjesë e një fushate të gjerë kundër korrupsionit të ndërmarrë nga kryeministri Peter Magyar, i cili në zgjedhjet e prillit i dha fund pushtetit 16-vjeçar të Orbanit. Magyar erdhi në pushtet duke premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, pas viteve të përplasjeve mes Brukselit dhe qeverisë së mëparshme hungareze, si dhe hetimin e dyshimeve për korrupsion gjatë administratës së Orbanit. Sipas Zyrës Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, hetuesit...
Burimi:
javanews.al