“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektbuxhetin e vitit 2027, i cili parashikon rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, mbështetje më të madhe për politikat sociale, pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe investimet publike. Sipas ministrit, projektbuxheti synon ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë, uljen graduale të borxhit publik dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë prezantimit të tij, Malaj bëri të ditur se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në masën 907.9 miliardë lekë, ose rreth 9.4 miliardë euro, ekuivalente me 30.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas ministrit, ky programim mbështetet në rritjen ekonomike, ndikimin e inflacionit, masat e reja të paketës fiskale dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave. Një pjesë e konsiderueshme e të...