1500 efektivë në gatishmëri për protestën para Kuvendit
Protestuesit kanë nisur të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur një perimetër sigurie deri në trotuarin përballë godinës. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër. Ndërkohë, bëhet e ditur se as Partia Demokratike dhe as qytetarët nuk kanë bërë njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës. Protestuesit vijojnë të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet në vijim.
Burimi:
kohajone.com