‘15 mln euro në arkën e shtetit një javë nga rritja e çmimit të naftës’, Bozdo: Qeveria po fut para në xhep
Për nënkryetarin e Komisionit të Ekonomisë, njëkohëshisht deputet i PD, Eno Bozdo, një javë nga rritja e çmimit të naftës, qeveria ka arskëtuar në buxhetin e shtetit 15 milionë euro. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bozdo e cilësoi një situatë të rëndë, duke shtuar se qeveria tanimë po fut në xhep para të pamerituara nga qytetarët shqiptarë. Sipas tij, masat duhet të ishin marrë menjëherë, duke nisur me heqjen e taksës së qarkullimit dhe atë të akcizës së naftës, një masë e përkohshme që do të lehtësonte konsumatorin. Nisur dhe nga ajo se çfarë po ndodh me dy frontet e luftës, Rusi-Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, me reduktimin e kapacitetve prodhuese dhe rafineritë, Bozdo thekson se masat duhet të jenë...
Burimi:
syri.net