1413 ditë në pushtet, Meloni shkruan historinë por sfidohet nga Rama: Tani thyej rekordin tim

1413 ditë në pushtet, Meloni shkruan historinë por sfidohet nga Rama: Tani thyej rekordin tim

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për rekordin e vendosur si kryeministrja me qëndrimin më të gjatë në detyrë në historinë e Republikës Italiane. Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua Melonit në mënyrë personale, duke kujtuar se në të kaluarën Qeveritë italiane ndryshonin shpesh dhe duke vënë në dukje se, pavarësisht parashikimeve për një krizë demokratike pas ardhjes së saj në pushtet, demokracia italiane nuk është vënë në rrezik. Rama përmendi edhe shqetësimet që ekzistonin në Evropë në momentin e ardhjes së Melonit në Palazzo Chigi, duke kujtuar se edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte shprehur rezerva. Sipas Ramës, zhvillimet kanë treguar një tjetër panoramë. Ai vlerësoi afrimin e Melonit me Evropën dhe rolin e...