14 vatra aktive, Çako: Mali i Tërbunit ka flakë të konsiderueshme

14 vatra aktive, Çako: Mali i Tërbunit ka flakë të konsiderueshme

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë kritike. Aktualisht në të gjithë vendin janë aktive 14 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre konsiderohen me prioritet të veçantë, për shkak të rrezikut që paraqesin për masivet pyjore dhe zonat e banuara. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dha detaje mbi situatën dhe operacionet që po zhvillohen në disa qarqe të vendit. Një nga vatrat më problematike vijon të jetë ajo në Malin e Tërbunit në Pukë. Çako tha se dendësia e masivit me pisha po vështirëson ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të ekipeve në drejtim të vatrës kryesore. Situata ndërlikohet edhe më tej nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, të cilat ndryshojnë vazhdimisht drejtimin e flakëve. Sipas Çakos, prioriteti i forcave në terren është krijimi...