12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyetje komisioneres Kaja Kallas për protestat në Shqipëri. Mes eurodeputetëve, të cilët i përkasin Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian është dhe Fredi Beleri. Ata kërkojnë sqarime lidhur me masat që do të merren për shqetësimet për përdorim jo proporcional të forcës së policisë, për garancitë ligjore në favor të të arrestuarve dhe evidentimin e mangësive të autoriteteve ligjzbatuese për të parandaluar shkelje të mëtejshme. Letra e plotë: Me iniciativën e kreut të Delegacionit Austriak të PPE-së, Reinhold LOPATKA Demonstratat në Shqipëri kundër korrupsionit, kostove të arsimit dhe pakënaqësive socio-ekonomike janë përshkallëzuar, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me sjelljen e policisë. Raportimet tregojnë se plumbat prej gome të qëlluar...
Burimi:
gijotina.com