11 studentë marrin pjesë në kampin për dokumentimin e trashëgimisë kulturore të Janjevës

11 studentë marrin pjesë në kampin për dokumentimin e trashëgimisë kulturore të Janjevës

Trashëgimia kulturore e Janjevës po shërben si hapësirë mësimi dhe hulumtimi për 11 studentë nga komunitete të ndryshme, të cilët po marrin pjesë në një kamp pesëditor për dokumentimin e trashëgimisë kulturore, që po mbahet nga 19 deri më 23 tetor. Nisma synon t’i njohë studentët me historinë dhe vlerat kulturore të Janjevës, si dhe t’u ofrojë njohuri praktike mbi metodat e dokumentimit të trashëgimisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përmes punës në terren, pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i zbatojnë këto metoda dhe të kontribuojnë në dokumentimin e pasurive kulturore të kësaj zone. Kampi organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë. Përveç përvetësimit të njohurive të reja, kjo...