102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në protestë, ndërsa ajo që ndodhi të martën dha sinjale për një ndryshim të mënyrës së reagimit. Përveç marshimeve, protestuesit kaluan në bllokimin për disa minuta të kryqëzimeve dhe akseve të rëndësishme të Tiranës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Dita e 101-të nisi me grumbullimin pranë Kuvendit, ku po zhvillohej seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Për më shumë se dy orë pati tensione dhe përplasje, ndërsa protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të disa automjeteve të deputetëve dhe efektivëve të Policisë. Pas ndërhyrjes së Policisë për lirimin e zonës pranë Parlamentit, protesta nuk u mbyll. Qytetarët nisën marshimin nëpër Tiranë,...
Burimi:
gijotina.com