No Image Available

101 organizata, Tirana dhe një lidhje e dokumentuar/ Çfarë provohet nga investigimi i Fox nNews?

Investigimi amerikan gjurmon një rrjet organizatash që promovojnë protesta në Europë. Dokumentet origjinale konfirmojnë një lidhje politike me Shqipërinë, por nuk provojnë se ky rrjet ka drejtuar dhunën në Tiranë. Pamjet e Parisit në flakë, përplasjet e të rinjve me policinë në Tiranë dhe protestat në qytete të tjera europiane kanë krijuar një pyetje që nuk mund të mbyllet me një përgjigje të lehtë: kemi përpara revolta të pavarura që i ngjajnë njëra-tjetrës, apo një lëvizje që po merr formë ndërkombëtare? Më 20 tetor, Fox News publikoi një investigim që rendit 101 organizata në nëntë vende, të cilat, sipas medias amerikane, marrin pjesë në organizimin, mbështetjen ose përhapjen e protestave. Në listë ka grupe të së majtës radikale, organizata antifashiste, sindikata, lëvizje studentore, organizata të...