100 KG KOKAINE, NE PRANGA KATER SHQIPTARE NE ATHINE

100 KG KOKAINE, NE PRANGA KATER SHQIPTARE NE ATHINE

Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa sipas informacioneve paraprake, autoritetet kanë ndaluar gjashtë persona. Të paktën katër prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë. Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia. Droga ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në përpjekje për të kaluar kontrollet doganore dhe për t’u futur në territorin grek. Pas sekuestrimit të sasisë së konsiderueshme të kokainës, autoritetet greke, në bashkëpunim me agjentët amerikanë të DEA-s, kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal. Sipas të dhënave paraprake, grupi mund...