10 vite nga rënia e ”Dëshmorit të Atdheut” Adrian Kodra, nderohet oficeri i FNSH-së
Dhjetë vite pas rënies në krye të detyrës, kolegë, familjarë dhe përfaqësues të institucioneve janë përkulur me nderim përpara kujtimit të efektivit të FNSH-së Shkodër, Dëshmorit të Atdheut, Adrian Kodra. Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, ku u vendosën kurora me lule dhe u nderua figura e efektivit që humbi jetën në krye të detyrës. Oficeri Adrian Kodra humbi jetën më 2 shtator të vitit 2016, në Torovicë të Lezhës, i qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një person i armatosur, gjatë operacionit policor për arrestimin e tij. Kodra shërbeu për 19 vite në radhët e Policisë së Shtetit, duke kontribuar në përmbushjen e detyrave të tij në shërbim të rendit dhe sigurisë publike. Për aktin e tij sublim, rënien...
Burimi:
kohajone.com