1 tetor, protestë masive kundër Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

1 tetor, protestë masive kundër Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kosova E Mërkurë, 30 Shtator 2026 19:41 Platforma “Liria ka Emër” ka mobilizuar qytetarët për një protestë masive që do të mbahet të enjten, më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Protesta e cila nis në orën 16:00, do të zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha trevat e Kosovës, si dhe shqiptarëve në diasporë, që t’i bashkohen tubimit. Në një konferencë për media, përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, e cilësoi aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si të padrejtë dhe të papranueshëm. Sipas Tashollit, vendimi i shpallur më 16 shtator nuk mund të konsiderohet si vendim në...