1.5 milionë në radhë për Miley Cyrus, kërkesa për koncertet e saj thyen pritshmëritë
Miley Cyrus ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për dy koncertet e saj të ardhshme në Hollywood Bowl, pasi rreth 1.5 milionë njerëz janë regjistruar në radhët e parashitjes së biletave, kanë bërë të ditur organizatorët. Shifra është veçanërisht e lartë në raport me kapacitetin e sallës historike në Los Angeles, e cila mund të presë rreth 18 mijë spektatorë. Kërkesa vjen në një periudhë kur Cyrus nuk ka zhvilluar një turne të mirëfilltë koncertesh prej më shumë se një dekade, me përjashtim të një serie prej 11 paraqitjesh në festivale gjatë viteve 2021 dhe 2022. Këngëtarja do të performojë në Hollywood Bowl në dy mbrëmje gjatë tetorit, në mbështetje të albumit të saj të dhjetë, “Bass Persuades”, i cili pritet të publikohet javën e...
Burimi:
kultplus.com