1.14 gola për ndeshje, statistika e pabesueshme të Haaland: “Është e pamundur të shpjegohet”
25 Shtator 2026 14:24 Alfred Lleshi “Specialiteti im është të shënoj gola. Jam shumë i mirë në këtë dhe kam edhe goxha fat”, – kishte thënë Erling Haaland pas dopietës ndaj Senegalit në Botërorin e verës. Shifrat me kombëtaren norvegjeze e konfirmojnë. Pas 2 golave ndaj Danimarkës (3-2), ai ka 64 gola në 56 ndeshje, me një mesatare të jashtëzakonshme prej 1.14 golash për ndeshje. “Është çmenduri”, – tha shoku i skuadrës Sander Berge, ndërsa Kristoffer Ajer e cilësoi “futbollistin më të mirë në botë”. Me dopietën ndaj Danimarkës, Haaland u bë lojtari i parë që arrin 20 gola në “Nations League”; tashmë ka 21. Me Norvegjinë debutoi më 5 shtator 2019 ndaj Maltës, ndërsa golin e parë e shënoi më 4 shtator 2020 kundër Austrisë....
Burimi:
telesport.al