Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen me urgjencë dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish!

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen me urgjencë dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish!

Rëndohet edhe më shumë situata nga flakët në zonën e Matit. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat. Disa banesa janë rrezikuar, ndërsa dy familje janë evakuuar nga policia dhe Bashkia Mat. Nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane bagëtish. Një blegtor me afro 100 gjedhë nuk ka pranuar ta transferojë tufën nga zona e rrezikut.