Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

Një vatër zjarri në Njësinë Administrative Cepo, në afërsi të fshatit Taroninë. Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte rënë në shkurre. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur vënia në kontroll dhe fikja e plotë e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.