Zilja e fundit/ Conte troket në derën e Zonjës së Vjetër, Spalleti varet në fije të perit

Zilja e fundit/ Conte troket në derën e Zonjës së Vjetër, Spalleti varet në fije të perit

Humbja ndaj Sassuolos ka ndezur sërish alarmin në Torino dhe ka rikthyer në skenë një emër të njohur për tifozët e Juventusit: Antonio Conte. Rezultatet e fundit kanë shtuar presionin mbi Luciano Spallettin, ndërsa një pjesë e tifozërisë bardhezi po kërkon rikthimin e trajnerit që e ka drejtuar më parë klubin. Megjithatë, për momentin nuk bëhet fjalë për një shkarkim të vendosur. Drejtuesit e Juventusit vazhdojnë ta mbështesin publikisht Spallettin. Edhe Giovanni Carnevali ka kërkuar durim, duke e cilësuar trajnerin italian ndër më të mirët dhe duke theksuar se ndryshimi i trajnerit nuk është në filozofinë e tij. Por situata kërkon një reagim të menjëhershëm. Sfida e së enjtes në Europa League ndaj NEC Nijmegen shihet si një mundësi për Juventusin që të rikthehet te...