Zidane pas fitores me përmbysje ndaj Belgjikës: Sonte fitoi futbolli, kjo është ajo që duam
Zinedine Zidane, trajneri i Francës, foli pas fitores 4-1 ndaj Belgjikës në “Nations League”: “Sonte fitoi futbolli, kjo është ajo që duam. Patëm vështirësi në pjesën e parë, por kjo është pjesë e lojës. E korrigjuam dhe zhvilluam një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Nuk bëmë një pjesë të parë shumë të keqe, por na munguan disa gjëra, sidomos ritmi në 20-30 metrat e fundit. Më pas arritëm ta përmbysnim ndeshjen”. Për zëvendësimet: “E dinim se mund ta ndryshonim ndeshjen me lojtarët që hynë, sepse janë shumë cilësorë. Olise shënoi, Désiré hyri dhe shënoi. Të gjithë ata që u aktivizuan shënuan, ndaj ishte zgjedhja e duhur. Megjithatë, të gjithë kanë qenë të mirë gjatë këtyre 15 ditëve”. Zidane theksoi edhe aspektet për t’u përmirësuar: “Duhet...
Burimi:
telesport.al