Zidane paralajmëron: Belgjika është një kombëtare e shkëlqyer, prisni ndryshime në formacion
“Ndryshime do të ketë, kjo është e sigurt. Sa? Do ta shihni. E dinim se do të kishim 4 ndeshje në një kohë shumë të shkurtër, ndaj në mënyrë të pashmangshme do të bëjmë pak rotacion”. Zinedine Zidane, trajneri i Francës, paralajmëroi ndryshime ndaj Belgjikës pas fitores me Turqinë, në ndeshjen e parë të “Nations League”. Kylian Mbappé mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Ousmane Dembélé do të jetë titullar dhe kapiten: “Ousmane ndihet mirë, shumë i lumtur që është këtu. Mund të luajë edhe të katër ndeshjet. Nuk është ajo që do të bëjmë, po ju jap një informacion, por është i aftë ta bëjë këtë”. Zidane foli edhe për Rayan Cherki, të cilin e vlerëson shumë: “Më pëlqen shumë. Nuk është vetëm çfarë bën...
Burimi:
telesport.al