“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të njohë arritjet e vendeve kandidate që përmbushin kushtet dhe avancojnë me reformat, duke i kthyer këto rezultate në hapa konkretë drejt anëtarësimit. Në një videomesazh drejtuar Konferencës Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, McAllister theksoi se procesi i zgjerimit është i rëndësishëm për forcimin e sigurinë dhe stabilitetit afatgjatë të kontinentit. Sipas tij, “BE nuk duhet të lejoje hapësira në rajon që vendet e treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ”. McAllister tha se përgjegjësia në procesin e integrimit është e dyanshme. Vendet kandidate duhet të vijojnë me reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj progresit të tyre. “Në qendër të...