Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj. Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit. “Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ai. Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian. “Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar....