Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!
Partia Demokratike ka formalizuar nisjen e procesit për mbledhjen e propozimeve të kandidaturave për kryetarë bashkie, të cilat do të përfaqësojnë forcën politike në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor që do të zhvillohen më 9 maj 2027. Përmes një udhëzimi të firmosur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, datuar më 10 nëntor 2026, PD i hap rrugën një procesi të gjerë hapjeje ndaj shoqërisë, strukturave dhe komuniteteve vendore. Në dokumentin e siguruara nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, renditen pikat kryesore të Udhëzimit të Berishës për zgjedhjen e kandidaturave, ku u kërkon që emrat për për këtë garë, t’i kërkojnë mes studentëve dhe pedagogëve në protestë. Afati i propozimeve: Procesi i mbledhjes së propozimeve pranë të...
Burimi:
javanews.al