Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon 265.4 milionë lekë shtesë për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në një shkresë drejtuar Fatmir Xhafajt, kreu i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka evidentuar nevojat financiare që kanë mbetur të pambuluara në projektbuxhetin 2027, duke paralajmëruar se mungesa e fondeve mund të ndikojë në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën e duhur për procesin e ardhshëm zgjedhor. Nga kërkesa shtesë prej 364.7 milionë lekësh, në projektligjin e buxhetit janë reflektuar vetëm 99.3 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 265.467.232 lekësh mbetet e pambuluar. Një prej shqetësimeve kryesore lidhet me infrastrukturën teknologjike dhe sigurinë e sistemeve zgjedhore. Për këtë qëllim, KQZ kërkon 51.7 milionë lekë për mirëmbajtjen e infrastrukturës TIK dhe...
Burimi:
javanews.al