Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje
Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka folur në emisionin “Frontline” për kryebashkiakun Erion Veliajn, ku ky i fundit ka kërkuar të jetë pjesë e Asamblesë së PS-së të shtunën, qoftë edhe përmes një lidhjeje online. Kushi u shpreh se kjo nuk është një çështje për të cilën nuk vendos Partia Socialiste, por SPAK-u dhe drejtësia. Ajo theksoi se PS-ja nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e drejtësisë, ndërsa nënvizoi se të gjithë anëtarët e Asamblesë janë të ftuar të jenë pjesë e saj, në përputhje me statutin dhe rregulloren e partisë. Sipas Kushit, bëhet fjalë për një rast të veçantë dhe të paprecedentë, ndaj fillimisht duhet pritur vendimmarrja e SPAK-ut dhe më pas forumet drejtuese të PS-së do të përcaktojnë...
Burimi:
javanews.al