Zenga e mbron pjesërisht Martínez: Gabimet janë fiziologjike, do të kisha zgjedhur më shumë eksperiencë

Zenga e mbron pjesërisht Martínez: Gabimet janë fiziologjike, do të kisha zgjedhur më shumë eksperiencë

24 Shtator 2026 12:02 Alfred Lleshi Walter Zenga, ish-portieri i Interit, analizoi për “Corriere dello Sport” nisjen e sezonit të zikaltërve dhe situatën e Josep Martínez: “Nëse kritikohet faza mbrojtëse, do të thotë ‘të kërkosh qimen në vezë’ te një skuadër që po konfirmon vlerat e saj. Golat e pësuar vijnë nga gabime individuale në përqendrim, që do të korrigjohen. Nuk shqetësohem shumë, pasi nuk kanë ndikuar në rezultate. Në këtë pikë të sezonit të kaluar, Interi kishte humbur tashmë dy ndeshje”. Për gabimet e portierit Martínez tha: “Në më shumë se 50 ndeshje, një portier bën gjithmonë 4-5 gabime. Është fiziologjike. Fatkeqësisht, Martínezit nuk i kanë ndodhur në momente pa rëndësi. Duhet të vazhdojë rrugën e tij dhe të ruajë ekuilibrin”. Megjithatë, Zenga pranon...