Yamal sfidon Kane dhe Mbappé: Topin e Artë e meritoj unë

Yamal sfidon Kane dhe Mbappé: Topin e Artë e meritoj unë

Lamine Yamal ka rikthyer në vëmendje garën për Topin e Artë, pas deklaratave të tij mbi kriteret që, sipas tij, duhet të përcaktojnë fituesin e trofeut individual. Në një intervistë për Movistar Plus Deportes, sulmuesi i Barcelonës tha se Topi i Artë nuk duhet të përcaktohet vetëm nga numri i golave të shënuar apo nga fitimi i Champions League. Sipas tij, çmimi duhet t’i jepet futbollistit që konsiderohet më i miri në botë. Yamal u ndal edhe te rasti i një lojtari që ka regjistruar shifra të larta golash, duke theksuar se një numër i madh golash nuk e bën automatikisht një futbollist më të mirin. Këto deklarata janë interpretuar në media si referencë ndaj Harry Kane, i cili sezonin e kaluar regjistroi një numër...